Gruaja piu helm pas dhunës nga burri, 37-vjeçari tentoi ta dërgonte në spital dhe u aksidentuan

  • E.k /
  • 23 January 2023 - 10:44
Gruaja piu helm pas dhunës nga burri, 37-vjeçari tentoi ta dërgonte në spital dhe u aksidentuan

Një 29-vjeçare tentoi të vriste veten duke konsumuar helm pas dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, 37-vjeçar në Dibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë së Dibrës, 37-vjeçar mori të bashkëshorten në gjendje të keqe shëndetësore për ta dërguar me veturë në spital.

Mirëpo, gjatë rrugës, ai ka humbur kontrollin e veturës duke u aksidentuar.

Për fat të mirë ata kanë shpëtuar.

Kurse, 37-vjeçari është arrestuar dhe do të gjykohet për veprat penale “ Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

(Kosova Sot Online)