Arrestohet i mituri shqiptar në Gjermani

  • A.P /
  • 23 January 2023 - 17:06
Arrestohet i mituri shqiptar në Gjermani

Gjatë një kontrolli policor në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit në Gjermani, polica gjermane kanë arritur që mes disa të ndaluarve të arrestojnë edhe një shpërndarës droge nga Shqipëria, vetëm 15 vjeç.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, adoleshenti u kap në flagrancë duke u shitur kokainë 2 personave në zonën e Raschplatz, ku ai është pikasur nga oficerët e policisë.

Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur edhe 3 doza kokainë të cilat i fshihte në gojë që të mund të kishte mundësi t’i gëlltiste në rast se do të kapej, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë edhe disa persona të tjerë. 

(Kosova Sot Online)