Arrestohen 3 shqiptarë

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 17:32
Arrestohen 3 shqiptarë

Policia spanjolle ka vënë në pranga 3 persona për kultivim të lëndëve narkotike, dy prej të cilëve janë shqiptarë të moshës 23 dhe 28 vjeç.

Një tjetër shqiptarë i shpallur më herët në kërkim është arrestuar gjithashtu.

Polica ka sekuestruar në banesat e tyre më shumë se 2100 bimë marijuanë, me një peshë prej 100 kg, me vlerë 220 mijë  euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, mësohet se arrestimi i tyre është bërë i mundur pas një denoncimi të bërë nga një fqinj i shqiptarëve , i cili kishte denoncuar në polici se dëgjonte vazhdimisht zhurma të çuditshme nga banesa e të rinjve.

Pas mbikëqyrjes së shtëpisë, e cila dukej si e pabanuar, hetuesit vunë re se në disa pika të shtëpisë lëshohej ndriçimi brenda, si dhe dëgjoheshin zhurmat për të cilat ishte bërë denoncimi.

Agjentët verifikuan se shtëpia ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin elektrik, gjë që tregonte për një aktivitet të mundshëm të paligjshëm brenda saj. Nga hetimet u zbulua se grupi kriminal përdorte një shtëpi të dytë në qytetin e Navarres, Cortes.


(Kosova Sot Online)