Tanket 'Leopard 2' në Ukrainë?

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 18:16
Tanket 'Leopard 2' në Ukrainë?

Gjermania mund t’i japë miratimin Polonisë për të dërguar tanke “Leopard 2” në Ukrainë që nesër, raporton Bloomberg.

“Gjermania pritet t’i japë Polonisë miratimin të mërkurën për të rieksportuar tanket e saj Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, sipas njerëzve të njohur me çështjen që kërkuan të mos identifikohen,” tha agjencia.

“Polonia kërkoi zyrtarisht autorizimin sot dhe qeveria gjermane tha se do të përgjigjej urgjentisht”, shtoi Bloomberg, duke kujtuar se sipas ligjit gjerman, tanket “mund të dërgohen në Ukrainë vetëm me pëlqimin e Berlinit”.

(Kosova Sot Online)