Selmanaj: Qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 19:27
Selmanaj: Qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve

Pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, ka reaguar deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook tha se ‘qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës’.

Ai tha se vetëm brenda 5 ditë, kjo qeveri ka votuar kundër tërheqjes së parave nga Trusti, nuk ua njohën stazhin e punës për vitet 1990-99, ndërsa thotë se sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.

“Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.


Vetëm brenda 5 dite: Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti. Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999.

Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë. Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!”, shkroi Selmanaj.

(Kosova Sot Online)