Vri*ten 3 persona në Uashington

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 19:30
Vri*ten 3 persona në Uashington

Tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat gjatë natës në një dyqan në Yakima në shtetin e  Uashingtonit në SHBA. Lajmi është konfirmuar për CNN nga shefi i policisë lokale, Matt Murray.

Autori i dyshuar i vrasjeve u arratis me një Chrysler pas të shtënave dhe është ende në arrati.

“Ai është një person i rrezikshëm dhe të shtënat kanë qenë të rastësishme, ndaj ka rrezik për komunitetin”, paralajmëroi policia.

Të shtënat në Uashington vijnë pas atyre në Kaliforni ku mbetën të vrarë 7 persona dhe atyre në Monterey, ku një i moshuar me origjinë aziatike vrau 11 persona në një sallë kërcimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë muaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të shtëna rekord me armë zjarri, më shumë se kurrë në historinë amerikane.

(Kosova Sot Online)