Gjinekologia shqiptare: Burrat jashtë shtetit, vijnë, lënë gratë shtatzënë dhe burri rikthehet sërish atje

  • E.K /
  • 25 January 2023 - 14:51
Gjinekologia shqiptare: Burrat jashtë shtetit, vijnë, lënë gratë shtatzënë dhe burri rikthehet sërish atje

Gjinekologia, Enriketa Kroi, është shprehur se meshkujt në Shqipëri kanë emigruar nga Shqipëria në masë të madhe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se burrat e martuar takohen me gratë njëherë në muaj, i lënë shtatzënë e më pas largohen sërish atje në emigracion ku ata jetojnë.

Ajo ka shtuar se këto raste janë shtuar shumë.

“Ka shumë çifte që bashkëshorti është jashtë, vajza këtu, takohen njëherë në muaj, vajza ngel shtatzënë, burri rikthehet sërish atje. Këto raste janë shtuar shumë. Gjinia mashkullore ka emigruar shumë”- tha ajo.

(Kosova Sot Online)