Ja kush thotë: Qeveria e Albin Kurtit është ar'mike e sektorit privat

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 15:33
Ja kush thotë: Qeveria e Albin Kurtit është ar'mike e sektorit privat

Pasi ekzekutivi nuk e përfshiu sektorin privat në dhënien e shtesave për ta përballuar inflacionin, Jusuf Azemit, kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka theksuar se “Qeveria e Albin Kurtit është armike e punëtorëve të sektorit privat“, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të mërkurën, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të ndahen nga 50 euro shtesë për punëtorët e sektorit publik.

Kjo e ka irrituar përfaqësuesin e sektorit privat, Jusuf Azemin, i cili iu sugjeron të rinjeve ”të largohen nga Kosova po sa t’u vijë mundësia“ – nuk sheh shpresë që do të ketë përmirësim.

”Vërtetë kam menduar që pas argumenteve që iu kemi dhënë do të vetëdijësohen, por këta po vazhdojnë njëjtë. Ky është diskriminim, njëjtë sikur në vitet e 90’ta kur diskriminoheshin punëtorët shqiptarë. Përderisa ka paga me 170 euro, Qeveria subvencionon ata me 500-600 euro”, thotë Azemi.


Përkundër se e cilëson ekzekutivin “armike të sektorit privat“, Azemi thotë se nuk kanë plane për të protestuar.

“E kami parë sesi janë trajtuar punëtorët e arsimit dhe administratës përkundër asaj se e kanë bllokuar shtetin për 1 muaj e gjysmë”, thotë Azemi teksa nuk ka shpresë që ekzekutivi do të reflektojë.

(Kosova Sot Online)