Varroset Nysret Cena

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 16:49
Varroset Nysret Cena

 U varros sot, Nysret Cena, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vetura prej së cilës po dyshohet se është kryer akti është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg vendit të krimit.

Deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar për vrasjen e tij.

Për viktimën u raportua se ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


(Kosova Sot Online)