Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 18:47
Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj

Personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës F.R (M/K) i moshës 26 vjeçar,  është arrestuar sot, në ora 16 30 në fshatin Greme të Ferizajt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.

Policia ka njoftuar se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

(Kosova Sot Online)