Sulmoi me shpatë, arrestohet autori

  • A.P /
  • 25 January 2023 - 22:00
Sulmoi me shpatë, arrestohet autori

Një sulm me shpatë samurai ka ndodhur ditën e sotme në një kishë në Spanjë, në zonën jug-lindore, në qytetin Algeciras, Cadiz.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave sulmuesi ka qenë një maroken, i cili u arrestua më pas nga policia.

Nga sulmi një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën, ndërkohë që mediat në Spanjë po flasin për një sulm xhihadist.


(Kosova Sot Online)