Normalizmi i raporteve Kosovë– Serbi: Kurti: Marrëveshja duhet ta ketë njohjen në qendër

  • E.K /
  • 26 January 2023 - 11:57
Normalizmi i raporteve Kosovë– Serbi: Kurti: Marrëveshja duhet ta ketë njohjen në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth takimit që ka zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti, po ashtu ka theksuar se për tu arritur marrëveshje e Kosovës me Serbinë , duhet të ketë njohje reciproke e pastaj vjen normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi.

“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë.

“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtare që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më datën 19 prill 2013-ës, por ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje nga 33 marrëveshjet që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Kurti pas konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber ZERO” të enjten,

“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme, është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)