Apeli jep verdiktin për Gucatin dhe Haradinaj

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 15:52
Apeli jep verdiktin për Gucatin dhe Haradinaj

Datën për shqiptimin e aktgjykimit në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar më 2 shkurt 2023, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Apeli do të japë verdiktin e vet për dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, që u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim, nga gjykata e shkallës së parë.

Aktgjykimi u shpall më 18 maj 2022. Ata u shpallën fajtorë të për “pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Të dy të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes. Trupi Gjykues e dënoi secilin të akuzuar me katër vjet e gjysmë burgim, duke u llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim, si edhe me gjobë prej 100 euro secili.


Më 25 dhe 26 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuar. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër tyre. 

(Kosova Sot Online)