Ja si do të jetë moti për fundjavë

  • A.P /
  • 27 January 2023 - 22:07
Ja si do të jetë moti për fundjavë

Të  shtunën do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Ndërsa të dielën, sipas IHMK, parashihet mot kryesisht i vranët.


“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1  gradë  Celsius.  Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund.


(Kosova Sot Online)