
Vrau gruan dhe vëllaun, i moshuari pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave

Dje në Fshatin Tervol të Gramshit një person ka vrarë me sëpatë gruan dhe vëllaun e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mësohet se 80-vjeçari pasi i ka vrarë i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimin që ai e ka bërë.
(Kosova Sot Online)