Pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi?

  • A.P /
  • 29 January 2023 - 13:30
Pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi?

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti i ka disa hipoteza duke evidentuar presionin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një shkrim në Facebook, që nis me pyetjen “pse ka më shumë presion në Kosovë për Asociacionin se sa në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës?”, Zulfaj del në fund në konstatimin Kosovës po i kërkohet kjo, si çmim për ta paguar për shkëputjen e Beogradit nga Kremlini.

“Vuçiqi po e gënjen perëndimin që mund të shkëputet nga Kremlini. Por edhe nëse kjo është e vërtetë, pse Kosova duhet të paguajë çmim?”, shkroi Zulfaj.

“Shkëputja e Serbisë nga Kremlini (shumë e dyshimtë, gjithsesi) është e mirë për vetë Serbinë, s’ka pse paguajmë ne për këtë”, shton ai.

(Kosova Sot Online)