Ambasadori amerikan mbledh përfaqësues politikë e shoqërinë civile, flasin për Asociacionin

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 08:50
Ambasadori amerikan mbledh përfaqësues politikë e shoqërinë civile, flasin për Asociacionin

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të takohet me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë për të diskutuar për Asociacionin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim pritet të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.

Në këtë takim pritet të dëgjohen propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

(Kosova Sot Online)