Rohde: Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 16:29
Rohde: Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit

Me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pajtohet plotësisht Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët me thirrjet për t’u formuar menjëherë Asociacioni.

Rohde pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë dhe vlerëson se Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit.

“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde. 

(Kosova Sot Online)