Gashi: Nëse Kosova shkon në zgjedhje rezultati do të jetë më lartë se 50.2%

  • A.P /
  • 30 January 2023 - 21:27
Gashi: Nëse Kosova shkon në zgjedhje rezultati do të jetë më lartë se 50.2%

Kryeministri, Albin Kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe,  është shprehur aktivisti, Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kurti as nuk jep dorëheqje. Një çerek-shekulli ka karrierë politike mbi këto kauza”, thotë Gashi teksa thotë se nuk përjashtohet mundësia që Kurti të rrëzohet.

“Mund të rrëzohet sepse ndoshta ka depeputetë të Vetëvendosjen që thonë se nuk duam të prishemi me Amerikën”, shton Gashi.

Në vazhim, Gashi thotë se Asociacioni nuk implementohet as duke qenë Lëvizja Vetëvendosje në opozitë.


“VV-ja në opozitë e ka parandaluar Asociacionin duke qenë edhe më e dobët”.

Sipas tij VV-ja do të merret shumë më shumë vota nëse shkohet në zgjedhje për shkak të Asociacionit.

Gashi po ashtu ka thënë se Asociacionin e kanë nënshkruar ata që “kanë qenë të shantazhuar”.

“Jo vetëm për shkak të korrupsion, por edhe për shkeljen e së drejtës humanitare”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)