Aksidenti tragjik në SHBA, shqiptari shpërthen në lot në sallën e gjyqit kur mëson lajmin se e fejuara ka vdekur

  • E.K /
  • 31 January 2023 - 10:00
Aksidenti tragjik në SHBA, shqiptari shpërthen në lot në sallën e gjyqit kur mëson lajmin se e fejuara ka vdekur

Adriana Sylmetaj, 23 vjeçarja shqiptare e cila ishte në muajin e 7 të shtatzanisë, ka vdekur para disa ditëve në një aksident trafiku në SHBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

I fejuari i saj i cili e drejtonte veturën, ishte në gjendje të dehur.

Shqiptari Adem Nikeziq ka dalë dje para gjykatës në SHBA ku është njoftuar se e fejuara i tij dhe foshnja ka vdekur.

30-vjeçari shpërtheu në lot në mënyrë të pakontrolluar në sallë. “Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës. “Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai u shpërtheu duke qarë”, pohoi avokati.

(Kosova Sot Online)