Vuçiq: Lufta e Ukrainës e solli planin franko-gjerman

  • E.K /
  • 01 February 2023 - 15:46
Vuçiq: Lufta e Ukrainës e solli planin franko-gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për planin franko-gjerman dhe seancën e Kuvendit ku do të flasë për këtë temë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se në seancën e planifikuar për nesër në Kuvendin serb nuk do t’i arsyetohet askujt.

Vuçiq tha se “nuk ka afate në planin franko-gjerman, edhe pse të gjithë do të donin të ishin nesër”.

“Do të ishte mirë që në Kuvendin e Serbisë të arrihet një unitet më i madh në seancën kushtuar Kosovës, por unë nuk besoj në këtë sepse shumë njerëz mendojnë se kur Serbia është në telashe, është një mundësi që disa të rrëmbejnë pikë politike”.

Presidenti serb edhe në Bullgari e bëri ankesën e zakonshme, shkruan Danas.

(Kosova Sot Online)