
Lexoni edhe:
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtar
Kongresi amerikan nis hetimet për skandalin më të rëndë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Mësohet se kreu i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan i ka dërguar një letër drejtorit të FBI, Christopher Wray, duke i kërkuar sqarime dhe informacione për skandalin e Charles McGonigal, përcjell "Kosova Sot Online".
Ky i fundit akuzohet se është korruptuar nga një qeveri e huaj, në këtë rast qeveria shqiptare, por edhe se ka bashkëpunuar me një oligark rus për t’i hequr sanksionet.
E ardhmja i takon popullit që lufton për liri dhe bashkim kombëtarLexoni edhe:
Në letrën e Jordan dhe kongresmenit tjetër, Matt Gaetz, thuhet se kërkohen materiale në lidhje me shkeljet e McGonigal, në kuadër të hetimeve të këtij komisioni të posaçëm parlamentar për ‘akuzat për politizim dhe njëanshmëri të FBI-së’.
“Vetëm javën e kaluar, me padinë e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, popullit amerikan iu kujtuan sërish problemet dukshëm të përhapura brenda FBI-së,” thuhet në letër.
Komisioni i posaçëm kërkon të gjithë të dhënat personale në lidhje me historinë e punës së McGonigal, të gjitha dokumentet dhe komunikimet në lidhje me hetimet që përfshijnë McGonigal dhe çdo dokument dhe komunikim në lidhje me veprimet e ndërmarra nga FBI për të kufizuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të paraqitura nga veprimet e Charles McGonigal.
Komisioni kërkon që të gjitha këto informacione të dorëzohen brenda orës 5 pasdite të datës 16 shkurt.
Po ashtu, drejtorit të FBI i kërkohet të paraqitet për të raportuar në lidhje me hetimin e FBI-së ndaj Charles McGonigal.
Kongresmenët republikanë janë premtuar prej kohësh që do të hetojnë FBI-në, duke e akuzuar se është bërë një armë politike me paragjykime partizane.
Paneli që udhëheq këtë hetim do të mbajë seancën e parë më 9 shkurt. © SYRI.net
(Kosova Sot Online )