Prizren: Ushtrojnë dhunë psiqike ndaj nuses së djalit të tyre, intervistohen vjehrrit

  • E.K /
  • 03 February 2023 - 12:24
Prizren: Ushtrojnë dhunë psiqike ndaj nuses së djalit të tyre, intervistohen vjehrrit

Një grua nga Prizreni ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)