Ja ku e priti Erdogani - Kurtin

  • A.P /
  • 03 February 2023 - 17:35
Ja ku e priti Erdogani - Kurtin

Sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, u prit kryeministri Albin Kurti,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në takimin e mbajtur në Pallatin “Vahdettin” në Stamboll, Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis Truqisë dhe Kosovës dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh, raporton agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.

Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.

Më pas, Erdogan dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

(Kosova Sot Online)