
Aksident në Pejë, rrotullohet vetura

Në aksin Pejë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Zahaq, ka ndodhur një aksident i rëndë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në fotografi të publikuara në rrjete sociale shihet se një veturë ka përfunduar jashtë rruge, e rrotulluar.
Akoma nuk dihet nëse në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe ndonjë veturë tjetër apo nëse vetura në fjalë është vetaksidentuar.

(Kosova Sot Online)