A po shkakton konfuzion Hekuran Murati me propozimin e tij

  • A.P /
  • 04 February 2023 - 16:18
A po shkakton konfuzion Hekuran Murati me propozimin e tij

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkaktuar konfuzion kur ka propozuar faljen e nga 100 euro për qytetarë të tatimit në pronë, ka theksuar nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Tatimi në pronë është i pafalshëm. Nuk ka të drejtë as ministria, as komunat që ta falin nëse nuk ka ligj mbi faljet”, është shprehur Aliu.

“Falja është kërkesë e paligjshme”, ka vazhduar ai.

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka trajtuar këtë çështje të premten dhe Aliu ka thënë se kërkesa është që llogaritja e tatimit në pronë të bëhet sipas llogaritjeve të viteve të kaluara.


Aliu ka thënë se çështjet e tatimit në prona, Ministria e Financave, e ka trajtuar me inat.

(Kosova Sot Online)