Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit do të ishte gabim

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 10:10
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit do të ishte gabim

Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të marrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë në kuadër të përpjekjeve për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këto kërkesa bëhen vetëm disa javë para se Këshilli i Ministrave i kësaj organizate mund ta hedhë në votim anëtarësimin e Kosovës.

Në një intervistë eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka theksuar se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.

(Kosova Sot Online)