Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 09:43
Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saja për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.

Po ashtu, Osmani i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga ky tërmet.

Postimi i plotë i Osmanit:

Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.

Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.

(Kosova Sot Online)