“McGonigal”, del spoti i PD për protestën e 11 shkurtit

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 14:23
“McGonigal”, del spoti i PD për protestën e 11 shkurtit

Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës së 11 shkurtit ora 12:00, para kryeministrisë që zhvillohet pas skandalit të ish-agjentit të FBI-së McGonigal. Që pas publikimit të skandalit opozita shqiptare ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me ish-agjentin e FBI-së.

“‘Faktet dolën-Dorëheqja është detyrim’, ‘Pluralizimit i dalim Zot. Votës së lirë i dalim Zot’”, janë këto mesazhet kryesore.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se:

Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston, ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij dhe miku i tij Agron Neza. Gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat a dhe b po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se ishin pikërisht këto marrëdhënie që e detyruan të denoncojë partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë.

Ajo dispononte siç tha edhe fotografi të shumta të Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, në dreka dhe darka, Shqipëri e restorantet më të kushtueshme të Neë York. Edi Rama arriti ta përdore fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Unë nuk di nëse McGonigal ësshtë agjent i Rusisë sepse kjo do të kushtonte jetë njerëzish, qindra vite burgje por në rast të kundërt faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenar në tre etapa, e para në zyrat e McGonigal, e dyta sanksionimi i Sali Berishës.” 

(Kosova Sot Online)