Mjeku shqiptar në Turqi tregon historinë e trishtë të kolegut të tij: E ka humbur të gjithë familjen dhe është tmerrësisht keq

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 14:32
Mjeku shqiptar në Turqi tregon historinë e trishtë të kolegut të tij: E ka humbur të gjithë familjen dhe është tmerrësisht keq

Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur për tërmetin që goditit sot Turqinë dhe Sirinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Oreshka tha se si mjek që është nuk i lejohet që të largohet nga Turqia në një situatë të tillë.

Oreshka tregoi edhe historinë e një kolegut të tij nga Gaziantepi, i cili ka humbur të gjithë familjen si pasojë e tërmetit, duke thënë se është shumë keq.

“Direkt më kërkoi familja të vija në Shqipëri. Me çfarë di unë nuk lejohen fluturimet. Mua që jam një mjek nuk më lejohet të largohem në situata të tilla. Ndihem shumë keq dhe ndjej keqardhje për jetët e humbura. Ndihem tmerrësisht keq dhe i frikësuar Nuk kam folur me njeri përveç mikut tim, kolegut tim që ka humbur familjen, është nga Gaziantepi. E ka humbur të gjithë familjen dhe është tmerrësisht keq”, tha mjeku.

(Kosova Sot Online)