Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 16:33
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Kemi marrë një kërcënim me bombë, ka njoftuar zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar nga aty, ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, thuhet në njoftimin e Garës.

(Kosova Sot Online)