Pas fatkeqësisë në Turqi, Kurti e ngushëllon Erdoganin
Pas tërmetit që shkaktoi mijëra viktima në Turqi dhe Siri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti i ka shprehur ngushëllime Erdoganit, në emër të popullit të Kosovës, të gjithë familjarëve të viktima ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
Ky është telegrami i plotë:
Kryeministri Kurti i dërgon letër ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Prishtinë, 6 shkurt 2023
Përmes një letre drejtuar Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të thella atij dhe familjarëve të viktimave të tërmetit që goditi sot Turqinë, kurse të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë.
Në letër, më tej thuhet se në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe është e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve të saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.
Kujtomë se sot, pak çaste më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së për ndihmë humanitare në rajonet e prekura nga tërmeti i sotëm.
(Kosova Sot Online)