Skandali McGonigal/ Kreu militant i SHISH 'shkrin' njësinë partnere të DEA-s

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 10:19
Skandali McGonigal/ Kreu militant i SHISH 'shkrin' njësinë partnere të DEA-s

Nuk kanë fund skandalet e drejtorit militant të Shërbimit Informativ Shtetëror, Olian Kanushi. 

Syri.net raportoi më herët se Kanushi ka shkelë kushtin e sigurisë për militantët e tij, duke kryer punësime të paligjshme si dhe u është dhënë certifikata e sigurisë elementëve të dyshimtë pa kryer më parë një verifikim të rastit. 

Skandali i radhës është po aq i rëndë.

Drejtori i Komanduar i SHISH, i njohur si militant i Edi Ramës, mësohet se ka urdhëruar të gjithë stafin e njësisë 'HUNTER', njësia anti-drogë që merret me bashkëpunimin institucional me DEA-n amerikane, të futen përsëri në testin e poligrafit. 

Burime të besueshme për Syri.net pohojnë se porosia ka qenë që të digjen të gjithë. Kjo lidhet me rastin e Charles McGonigal dhe Rama e Kanushi nuk duan të kenë dëshmitarë në SHISH. 

Porosia është mjaft e qartë, e gjithë njësia antidrogë që bashkëpunon me DEA-n duhet të digjet dhe mundësia si t'i djegin është t'i fusin në testin e poligrafit. Kushdo që ka bashkëpunuar me DEA-n në SHISH duhet të largohet, ka qenë urdhri i Oljan Kanushit, drejtor i komanduar i SHISH, i cili rezulton se ka ndryshuar emrin.  

SHISH që ka bashkëpunimin më të ngushtë me SHBA, po spastrohet totalisht nga njerëzit që janë specializuar dhe kanë bashkëpunuar me amerikanët. 

(Kosova Sot Online)