Putin pëson humbjen e radhës

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:01
Putin pëson humbjen e radhës

Sipas raportimeve të fundit nga fushëbeteja në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka humbur një tjetër gjeneral nga luftimet me Kievin.

Gjeneral-majori Dmitry Ulyanov, 44 vjeç, ishte rikthyer në shërbimin aktiv si komandant në pushtimin ukrainas të Rusisë, pasi kishte dalë në pesnion disa kohë më parë. Raportohet se ai vdiq në një përleshje zjarri kur u sulmua nga një grup sabotues ukrainas këtë javë.

Vdekja e Ulyanov nuk është hera e parë që Putin ka humbur një ushtarak të lartë në radhët e tij, pasi vrasja e tij shënon humbjen e dhjetë të kësaj natyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ulyanov më parë kishte shërbyer si Shef i Shtabit të Divizionit të 7-të Ajror, komandant i regjimentit të artilerisë 1141 dhe komandant i Divizionit të 98-të Ajror rus.

(Kosova Sot Online)