Vjedhje e rëndë në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 21:21
Vjedhje e rëndë në këtë qytet të Kosovës

Një rast vjedhje ka ndodhur mbrëmë në një autosallon në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda zyrës së kompanisë dhe kanë vjedhur disa pajisje për vetura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas dëshmisë së pronarit të autosallonit, vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e mbi 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

(Kosova Sot Online)