Arrestohet një person nga Kosova

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 22:40
Arrestohet një person nga Kosova

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në  Vushtrri, gjatë ditës së sotme kan identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për shkrepje me armë. Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është  konfiskuar një armë e llojit pistoletë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I njëjti,   ditë më parë së bashku me një të dyshuar tjetër në rrjete sociale  kishin postuar video ku shiheshin  duke shkrepur me armë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, hetimet e mëtejme do të vazhdojnë në procedurë të rregullt. 


(Kosova Sot Online)