‘Kërkuan kryeministrin në interpelancë për aferën Rama-McGongial’/ Përjashtohen 8 deputetë të PD-së

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 15:26
‘Kërkuan kryeministrin në interpelancë për aferën Rama-McGongial’/ Përjashtohen 8 deputetë të PD-së

Komisioni i Etikës, me kërkesë të deputetëve socialistë, ka përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë 10 ditë 8 deputetë të opozitës.

Një javë më parë, deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pasi kërkuan interpelancë me kryeministrin për aferën Rama-McGonigal.

Deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Sipas kërkesës së deputetëve të PS-së, depozituar ne Kryesinë e Kuvendit, thuhet se këta deputetë ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli.

Kanë qenë 7 deputetët socialistë ata që kanë firmosur kërkesën.

(Kosova Sot Online)