Burri nga Kosova e bën gruan për QKUK

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 16:02
Burri nga Kosova e bën gruan për QKUK

Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku ‘’ në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “.

(Kosova Sot Online)