Arrestohet mjeku 35 vjeçar në Prizren, mori 10 mijë euro kinse për ta punësuar një vajzë në spital

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 13:13
Arrestohet mjeku 35 vjeçar në Prizren, mori 10 mijë euro kinse për ta punësuar një vajzë në spital

Policia në Prizren ka arrestuar një mjek 35-vjeç me inicialet E.L., i cili dyshohet se mori nga një person 10 mijë euro duke i premtuar punësimin e vajzës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, shkruan “Kosova Sot Online”

Mjeku është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, polcia ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonal të Prizrenit ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Mashtrimi” të raportuar me datë 01.09.2022.

Pas një pune operativo-hetimore disa mujore, duke i zbatuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me datën 08.02.2023, rreth orës 13:00, hetuesit kanë arrestuar një të dyshuar ( E.L. 35 vjeç, mjekë), për shkak të dyshimit të arsyeshëm se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke filluar nga muaji prill i vitit 2021, duke i premtuar viktimës se do i ndihmonte në punësimin e anëtarit të familjes (vajzën) në Spitalin Rajonal në Prizren, arrin që ta bind viktimën që t’ia jep fillimisht 4.000 Euro dhe në vazhdimësi duke i marrë edhe shuma të tjera, vlera e të cilave arrin në total rreth 10000 (dhjet mijë) Euro.

Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake është bërë kontrollimi i shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Rasti është nën hetime.

(Kosova Sot Online)