Berisha: Me 11 shkurt e gjithë Shqipëria në shesh

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 16:42
Berisha: Me 11 shkurt e gjithë Shqipëria në shesh

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një tjetër video mesazh përpara protestës së 11 shkurtit.

“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës!

Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!” shkruan Berisha.

Në mesazh u bëhet thirrje qytetarëve për të marrë në protestë duke theksuar se ‘vetëm ti ke fuqinë ta largosh kryeministrin’.

Opozita ka thirrur protestën pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal, i cilësuar si skandali më i rëndë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

(Kosova Sot Online)