Aksident: Vdes 29 vjeçari nga Kosova

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 20:01
Aksident: Vdes 29 vjeçari nga Kosova

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut, një person rreth moshës 29-vjeçare ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin  e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi.

(Kosova Sot Online)