Gashi: Qasja e opozitës duhet të ndryshohet

  • A.P /
  • 09 February 2023 - 21:10
Gashi: Qasja e opozitës duhet të ndryshohet

Bashkëpunimin në mes të opozitës dhe Qeverisë në Kosovë, sa i përket dialogut me Serbinë, e ka komentuar analisti Shkëlzen Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Gashit, qasja e opozitës duhet të ndryshohet. Ai ka përmendur shumë takime që kanë mbajtur përfaqësuesit e opozitës me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë që janë akterë në dialog.

Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon nga opozita që të rreshtohet krahas qeverisë kur vihet në pyetje sovraniteti i vendit.

“Kurti po i thotë opozitës bëhuni me mua që ta mbrojmë Kosovën, jo me ndërmjetësuesit”, thotë ai.


“Serbia ka interesin e vet se nuk mund të shkojë në BE pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Edhe ne ndoshta nuk duhet të merremi me dialog e jo me të tjera. Sot ishte votimi i Byrosë për konfiskimin e pasurisë. PDK mbajti një aksion shumë simpatik para Qeverisë. Ndoshta edhe gazetarët duhet që të bëjnë pyetje ndaj ndërmjetësuesve. Po vijnë këtu ndërsa gazetarët i bëjnë pyetje për Asociacion Kurtit. Pse mos t’i bëhet një pyetje Lajcak për atë se çfarë bisedoi me Vucicin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)