
Ky është i riu nga Kosova që mbeti i vd'ekur në ak'sident

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut, një person rreth moshës 29-vjeçare ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Bëhet fjalë për Elvis Zogaj, nga fshati Kaliqan, Komuna e Istogut.
Vdekjen e Zogajt e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij.
(Kosova Sot Online)