Arrestohen nëna bashkë me djalin, shpërndanin kanabis

  • E.K /
  • 10 February 2023 - 11:21
Arrestohen nëna bashkë me djalin, shpërndanin kanabis

Një nënë 48 vjeçare bashkë me djalin e saj 31 vjeçar janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi u kapën me lëndë narkotike të ndarë në sasi dhe në doza, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën 400 doza të lëndës narkotike kanabis dhe 1.5 kg të kësaj lënde, të cilët kishin me qëllim shitjen e tyre.

Dozat dhe sasia e lëndës narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

(Kosova Sot Online)