116 orë nga tërmetet, në Turqi shpëtohen edhe 3 persona

  • E.k /
  • 11 February 2023 - 10:40
116 orë nga tërmetet, në Turqi shpëtohen edhe 3 persona

Pas tërmeteve në Turqi, të cilësuara si “fatkeqësia e shekullit”, një 51-vjeçar u shpëtua 116 orë pas rrënojave në Kahramanmaraş.

Duke vazhduar punën e kërkim-shpëtimit në rrënojat e banesës së shkatërruar Birgül në distriktin Hayrullah të rrethit Onikisubat, ekipi i IHH-së Ankara intensifikoi punën e tyre për vendosjen e kontakteve me Mevlüt Nedirli, babai i 20-vjeçarit Derman Nedirli, i cili u tërhoq nga rrënojat dje.

Mevlüt Nedirli, i cili u hoq nga rrënojat 116 orë më vonë, iu dorëzua ekipeve mjekësore.

Pas po 116 orëve u shpëtua nga rrënojat edhe 8- vjeçari Ridvan Cakiroglu nga ekipi izraelit i kërkim-shpëtimit dhe Hulya Bayrak, një zonjë mosha e së cilës ende nuk është konfirmuar./TRT/

(Kosova Sot Online)