E trishtë: Vdesin burrë dhe grua, 90 vjeçari dhe 81 vjeçarja humbin jetën nga gazi

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 11:21
E trishtë: Vdesin burrë dhe grua, 90 vjeçari dhe 81 vjeçarja humbin jetën nga gazi

Një çift të moshuarish në fshatin Rrapëz të Lushnjës, një 90 vjeçar dhe bashkëshortja e tij 81 vjeçare kanë humbur jetën nga gazi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia e Lushnjës njoftoi se rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz të Lushnjës janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri, 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

(Kosova Sot Online)