‘Deputetët e opozitës 1-3 minuta për aferën McGongial’/ Vasili: Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama

  • E.K /
  • 11 February 2023 - 16:26
‘Deputetët e opozitës 1-3 minuta për aferën McGongial’/ Vasili: Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka e ka quajtur një skandal rendin e ditës për të hënën tek seanca plenare në Parlament mbi aferën Rama-McGonigal.

‘Deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga nga 1 min e gjysëm e deri 3 minuta për të folur. Lapangjozët e rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament ndërsa opozitës bëjnë gjithshka ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë:

SKANDALI!

Deputeteve te opozites u vendosin vetem nga nga 1 min e gjysem e deri 3 minuta per te folur.

Per te gjithe deputetet te Partise se Lirise jane vetem pese minuta

Per Sali Berishen jane vetem tre minuta.

Per Belind Kelliçin vetem tre minuta.

Shikoni dokumentin e Rendit te dites per te Henen tek seanca plenare dhe do te kuptoni turpin e parlamentit te marre peng nga banditizmi rilindas.

Lapangjozet e rilindas mashtrojne me ore te tera ne parlament ndersa opozites bejne gjithshka ta pengojne te thote te vertetat, qe ju pervelojne.

Te çlirohet Parlamenti i rrembyer nga Rama!

Parlamenti duhet te clirohet me çdo kusht.

Ndaj te henen ne ora 17 protesta do te jete tek Parlamenti!

(Kosova Sot Online)