Postimi i motrës së 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë, " Të pashpirtët ta morën jetën"

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 09:26
Postimi i motrës së 41-vjeçarit që u ther për vdekje në Fushë-Kosovë,

Arsim Hamiti, 41-vjeçari u ther për vdekje mbrëmë me thikë në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Lidhur me vdekjen e tij, ka shkruar edhe motra e tij e cila ka emocionuar me fjalët për të.

“Nuk do ta besoja asnjëherë që do ik kaq shpejt, kishim shumë plane vëlla Arsim, por të pashpirtët ta morën jetën. Qofsh i parajsës Cimo…”, ka shkruar motra, teksa edhe vëllezërit e tij janë shprehur të pikëlluar.

(Kosova Sot Online)