Kurti e pret në zyrë ambasadorin francez, u diskutua propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

  • E.K /
  • 13 February 2023 - 12:04
Kurti e pret në zyrë ambasadorin francez, u diskutua propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u diskutua edhe propozimi europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre, dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës”, njoftoi ZKM.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, ka thënë Kurti, sipas ZKM-së.

(Kosova Sot Online)