Ja si kulla e sahatit mbeti në këmbë

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 14:16
Ja si kulla e sahatit mbeti në këmbë

Kulla e sahatit në qytetin Adiyaman është ndër ndërtimet e pakta në zonë që i ka shpëtuar tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë, u shndërruar në simbolin e fitores së jetës kundër vdekjes.

Qyteti, ku pjesa dërrmuese e popullsisë janë kurdë, është rrafshuar thuajse plotësisht.

Por në pamjet e përcjella nga mediat turke, kulla 40-vjeçare e sahatit qëndronte e drejtë mes mbetjeve të ndërtesave të tjera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo që bie më shumë në sy është se shumica orëve e vendosura aty kishin pushuar së punuari të gjitha në 4:17, orën ekzakte kur vendi u godit nga tërmeti i parë i magnitudës 7,7.

Autoritetet turke vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa në Siri, “Helmetat e Bardha” kanë ndërprerë punën.

(Kosova Sot Online)